Aplikacione

Këtu keni mundësi të shkarkoni disa aplikacione te cilat janë pa pagesë:

  1. USB to RS323
  2. 7zip
  3. Microsoft Antivirus
  4. Pdf Converter
  5. Notepad++
  6. F-Link
  7. MSSQL 2005 SP3 Express   (MS SQL 2005 Express Edition)
  8. MSSQL 2008R2 Express       (MS SQL 2008R2 Express Edition)
  9. MSSQL 2012 Express               (MS SQL 2012 Express Edition)
  10. Report Builder 3.0                      (Report Designer 3.0 per MS SQL 2008R2+)
  11. NetFramework 2.0SP2
  12. NetFramework 4.0
  13. NetFramework 3.5
  14. JavaRuntime
  15. AccessDataEngine
  16. MySQL x86
  17. MySQL x64
  18. doPDF dhe FoxIt Reader
  19. Adobe Reader X
  20. Microsoft Toolkit
  21. Windows 7 Dvd / Usb
  22. Thermal Printer PRP300
  23. Thermail Printer V6.0
  24. Delio – Z raporti
  25. Wiking Delio
  26. Frest-as15841
  27. SqLiteExpert
  28. RParku-64981

Mirëmbajtja dhe Përkrahja

Ne ofrojmë shumë nivele të shërbimeve të mirëmbajtjës dhe kryejmë aktivitete të plota të përkrahjës për shumë klient. Ne e kemi një ekip të formuar i cili është në gadishmëri dhe është i gatshëm të ndihmoj në çdo kohë.

Ekipi ynë është i specializuar në vlerësimin e aseteve të TI-së, dizajnin, planifikimin dhe implementimin e shërbimeve të TIK-ut në mënyrën më efikase. Ne fillojmë duke i kuptuar nevojat e klientëve tanë, duke i përmirësuar shërbimet vazhdimisht dhe duke i mbajtur sistemet e TIK-ut të shëndetshme dhe të qasshme.

Për ta mbajtur mjedisin e juaj të TIK-ut të qasshëm dhe efikas, zgjedhja e shërbimeve të përkrahjes teknike dhe mirëmbajtjës është zgjidhje e duhur për biznesin e juaj.

Ne kryejmë:

  • Përkrahje në distancë dhe në lokacion
  • Instalim të harduerit dhe softuerit
  • Analizë të Shkakut
  • Mirëmbajtje preventive
  • Zgjidhje të qështjeve komplekse në TI
  • Mirëmbajtje të Harduerit
  • Rregullim i Problemeve të Softuerit

Përgjegjësia Shoqërore

Disa nga aspektet që na bëjne neve të ndryshem nga konkurenca jonë, janë faktet që punonjësit tonë poashtu jetojnë dhe frymojnë në këtë komunitet. Duke e ditur që partneritetet poashtu mund të zgjerohen jashtë vendeve të punës, ne e kemi përqafuar dhe kemi futur në përdorim këtë koncept duke përkrahur kauza të ndryshme të cilat kanë një ndikim pozitiv në komunitetet lokale.

Kytrajtim siguron që të gjitha komunitetet që kanë të bëjnë me ne, përfitojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, nepërmjet shërbimeve të ndryshme, investimeve financiare, si dhe nepërmes punës vullnetare të anëtarëve tonë.

Ne besojmë që procesi ynë dhe rritja jonë e qëndrueshme është drejtpërdrejt e lidhur me mirëqenien e komuniteteve të cilave ne ju shërbejmë. Komunitetet kumbuese, të shëndosha, dhe punëtore përputhën plotësisht me nxitjen e rritjes ekonomike, kreativitetit dhe inovacionit.

Kodi i Etikës

Ne jemi të përkushtuar që t’i ofrojmë klientëve tanë një shërbim që është me të vërtetë profesional. Kjo nuk përfshin vetëm ekspertizën tonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Telekomunikimit, por poashtu sjelljën tonë, vlerat tona dhe principet të cilave ne ju përmbahemi dhe veprojmë në përputhje me to gjatë shërbimit tonë ndaj klientëve.

Kodi ynë i Etikës përputhët me iniciativat më të fundit rregullative dhe legjislative të cilat sigurojnë kërkuesit e shërbimeve të konsulencës që menaxheri ynë dhe punonjësit tanë janë publikisht të përkushtuar ndaj ofrimit të kualitetit më të lartë të punës. Menaxherët tonë si dhe punonjësit janë poashtu i përmbahën këtij Kodi të Etikës në çdo kohë.

 

Kush Jemi Ne

BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT) është kompania udhëheqëse në Kosovë në zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit. Portofoli ynë i shërbimeve përfshin konsulencë në TIK, telekomunikacionit dhe rrjeteve, integrim të sistemit, implementim, shërbimeve të zhvillimit të softuerit, trajnime dhe përkrahje. Me inxhinierë, specialistë dhe zhvillues shumë të shkathët, të cilët mbajnë çertifikime më me renome në industrinë e TIK-ut, ne ofrojmë zgjidhje të gatshme të integruara për klientët tanë. Duke dizajnuar dhe zhvilluar infrastruktura dhe zgjidhje moderne dhe të adaptueshme për klientët tanë, ne ju ndihmojmë atyre që ti drejtojnë operimet e tyre dhe me këtë ta rrisin biznesin e tyre.

Me mbi 15 vite përvojë të kompanisë dhe me më shumë se 23 vite përvojë individuale të themeluesve tanë, ne e kemi fituar reputacionin për performancë të lartë dhe besueshmëri e cila është e bazuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të cilat përfaqësojnë inovacion dhe kualitet për një rang të gjërë të industrive.

Biznesi ynë kryesor është zhvillimi dhe integrimi i sistemeve në fushën e TIK-ut.
BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT) ofron një set të plotë të shërbimeve në ciklin jetësor të sistemeve të integruara të TIK-ut, siç është konsulenca, dizajni i sistemeve dhe planifikimi, menaxhimi i projekteve, hulumtimi dhe zhvillimi, sjellja e komponenteve të ndryshme të sistemit (harduerike dhe softuerike), implementimi i sistemeve dhe integrimi, përkrahje dhe mirëmbajtje për sistemet operacionale.

Duke synuar që të sjellim teknologji të fundit, ne kemi krijuar partneritete me inovatorët dhe prodhuesit më të mëdhenj siç janë: Alcatel-Lucent, Microsoft, Cisco, IBM, Oracle, Lenovo, Symantec, HP, Xerox, etj. Ne i shohim pengesat si sfida për të gjetur mënyra të reja dhe emocionuese për të përmbushur kërkesat e fuqisë së klientëve tanë. Ekipi ynë i inxhinierëve është në hulumtim të vazhdueshëm, në marrje të diturisë dhe në zhvillimin e zgjidhjeve të reja në teknologji për të lejuar linjat tona të shërbimeve dhe produkteve të zhvillohen me nevojat e ndryshueshme të industrive.

Mënyra e BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT)

Misioni ynë kërkon nga ne që të kemi një përkushtim të plotë ndaj përsosmërisë në përformancën tonë. Ne e mbërrijmë misionin tonë duke përcjellur këto principe:

  • Ne jemi të përkushtuar ndaj kënaqshmërisë së klientit si objektiv kryesor i biznesit tonë
  • Ne njohim faktin që arritjet e BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT) janë punë e njerëzve të cilët e përbëjnë kompaninë. Ne inkurajojmë iniciativa, njohim kontribut individual, trajtojmë çdo person me respekt dhe drejtësi dhe përballojmë mundësi të mjaftueshme për rritje profesionale
  • Ne kërkojmë standardet më të larta të profesionalizmit dhe të kompetencës nga njerëzit tanë
  • Ne mbajmë standardet më të larta të etikes dhe sjelljës në biznes dhe në çdo kohë operojmë në përputhshmëri me ligjet e të gjitha shteteve në të cilat ne funksionojmë Fitore me integritet është mënyra jonë e operimit në çdo kohë, kudo që ne operojmë
  • Në mënyrë proaktive ne ndjekim mundësi të reja të biznesit dhe përkushtohemi ndaj suksesit në çdo ndërmarrje
  • Suksesi ynë si kompani kërkon që ne të arrijmë performanca financiare konsistente me këto principe konform me pozitën lidere të industrinë tonë

Misioni

Misioni ynë është që të themelojmë marëdhënie të forta  me klientët dhe klientët potencialë tanë kudo që ata janë, të mbështesim biznesin e tyre dhe të rrisim kapacitetet e tyre duke ju ofruar zgjidhje të kualitetit të lartë në fushën e TIK-ut dhe zgjidhje të cilat do mbështesin rritjen e tyre.

Microsoft Dynamics NAV

Microsoft Dynamics NAV, platformë ERP e njohur globalisht dhe e dëshmuar në gjithë botën tek qindra mijëra klientë, përfshirë edhe shumë klientë në vendin tonë dhe rajon, është një zgjidhje softuerike tejet efikase kur është fjala për menaxhimin e operacioneve të një biznesi. Është zgjidhje e specializuar për kompanitë e mesme dhe të mëdha që janë në rritje dhe në të njëjtën kohë dëshirojnë të qëndrojnë fleksibile dhe t’i përgjigjen nevojave të tregut në mënyrë shumë të shpejtë.

Më poshtë janë paraqitur disa prej përfitimeve dhe avantazheve:

  • Rritja e produktivitetit te punës
  • Rritja e transparencës dhe efektivitetit të proceseve
  • Rritja e shitjeve dhe profitit
  • Kthim i shpejtë i investimeve
  • Ulja e kohës së shpenzuar në përpunimin e secilit informacion
  • Informata në kohë reale për stoqet, artikujt, nivelin e inventarit, vendin e artikujve
  • Rritja e kënaqësisë së klientit duke ulur gabimet dhe vonesat

 

Zgjidhje për ERP

Sistemi për planifikim të resurseve të ndërmarrjes (ERP) u mundëson bizneseve dhe organizatave të arrijnë efiçencë organizative duke i lidhur në mënyrë kohezive të gjitha proceset interne të biznesit. ERP sistemi u mundëson departamenteve të ndryshme dhe njësive funksionale si Kontabiliteti dhe financat, Prodhimi, Shitja, etj., që t’i koordinojnë aktivitetet, shkëmbejnë informata dhe bashkëpunojnë në mënyrë efikase.

Nën-zgjidhjet për ERP të cilat ofrohen si pjesë e një ERP zgjidhjeje janë:

  • Analizë
  • Dizajnimi i zgjidhjes
  • Implementim
  • Testim
  • Suport
  • Upgrade
  • Konsulencë
  • Licenca per MS Dynamics NAV
  • Integrim i MS Dynamics NAV me platforma tjera
  • Dizajnimi dhe instalimi I arkitektures hardverike

Komunikimi i Unifikuar

Shumica e bizneseve dëshirojne të kenë komunikim të mirë, të shpejtë , të sigurtë dhe të besueshëm për stafin,shfrytëzuesit dhe partnerët e tyre të cilët mund të jenë apo jo në të njejtën ndërtesë. Komunikimi në ditët e sotme mundësohet nga paisje të ndryshme, lehtesimi i komunikimit është njëri ndër elementet kryesore duke angazhuar grupe të ndryshme(lokalisht dhe ne largësi),për projektet e përfshira,takime etj. Secila kompani dëshiron ti ketë të gjitha këto paisje komunikimi në një vend të vetëm dhe të përdor mënyrën më të mirë të komunikimit me të tjerët. Komunikimi i unifikuar është zgjidhja e duhur.

Benefitet nga komunikimi i unifiuar:

  • Ulë cmimin operativë për videot interaktive dhe shërbimet HD të zërit
  • E bënë më të lehtë lidhjen me kolegë,konsumatorë dhe partner
  • Mbledhja e klientëve,grupeve,për punët në grupe ose takimeve në menyre virtuale në një vend, nga lokacione të ndryshme dhe vende të ndryshme
  • Zgjeron shtrirjen e rrjetit të kompanisë duke mundësuar shfrytëzuesve përdorim nga cdo vend
  • Qasje ose shpërndarje e ekranit(pamjes) në mënyrë që të tjerët të kenë të mundur të qasen nga PC, laptopi ose paisjet mobile nga vende te ndryshme

Me zgjedhjen e komunikimit të unifikuar,kompanitë kanë mundësinë që dita ditës të risin produktivitetin në aktivitetet e tyre dhe në të njejtën kohë të zvogëlojnë cmimet e operimit. Zyrat dhe pajisjet qe i perdorin për të kryer punë,mund të jenë kudo jasht ndërtesës së kompanisë dhe ju mund ti keni të njejtat karakteristika pune sikur të ishit brenda zyres.

BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT) mund të ofrojë zgjidhje të komunikimit të unifikuar me bashkpunëtorët e mëposhtëm:

  • Cisco Systems
    • Alcatel-Lucent
    • Digium
    • Avaya

Siguria

Në epokën e internetit, siguria e rrjetit nuk është një luks; është një domosdoshmëri për të mbrojtur biznesin dhe individët e veçantë nga një shumëllojshmëri kërcënimesh të sigurisë. Në botën e sotme, shumë kërcënime të sigurisë përhapen përmes internetit. Më të zakonshme janë: virusët, krimbat, Trojanët, përgjimi, reklamimi i padëshiruar, sulmet e hakerëve, sulmet që kanë për qëllim bllokimin e punës, vjedhja e shënimeve dhe identitetit. Siguria e rrjetit arrihet duke përdorë hardver dhe softver të dedikuar për këtë qëllim, dhe zakonisht përmban disa elemente që veprojnë bashkërisht. Kompanitë me rrjet të mbrojtur gëzojnë shumë përparësi afariste. Përveç se janë të mbrojtur nga çrregullimi i proceseve të punës, ato gëzojnë produktivitet më të lartë dhe siguri të të dhënave vetiake, por edhe atyre të partnerëve dhe klientëve.

Për ne në BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT), siguria e rrjetit tone dhe atyre të klientëve tanë kanë prioritet të lartë dhe ne jemi të gatshëm ta ofrojmë dhe realizojmë.

BUSINESS INFORMATION TECHNOLOGY (BIT) është bashkpuntor me disa prej prodhuesve të dalluar të hardverit dhe softverit për siguri të rrjetave, dhe ka kënaqësinë të ofrojë zgjidhje të përshtatura për nevojat dhe kërkesat e veçanta të çdo blerësi.

  • Cisco – ofron serine e njohur të firewall-ave, IDS/IPS dhe zgjidhje të avansuar për kontroll të qasjes. Produktet e Cisco shtrihen në game të gjerë, prej rrjeteve të bizneseve të vogla deri te korporatat më të mëdha.
  • Juniper Networks – me serine e saj të produkteve fleksibile dhe qasje inovative ndaj sigurisë së rrjetit, solucionet e Juniper Networks ofrojnë kontroll të detajuar të qasjes i cili është në gjendje të identifikon, ndalon dhe raporton edhe kërcënimet më të sofistikuara.
  • Palo Alto – prodhues me rritje të shpejtë në botën e sigurisë së rrjetave. Ofron qasje të integruar ndaj sigurisë së rrjetave duke kombinuar firewall, IDS/IPS, mbrojtje ndaj kërcënimeve dhe web filtrim në paisjet e tyre bashkëkohore.