Routimi dhe Switchimi

Ne jetojmë në një botë të ndërlidhur dhe teknologjitë e rrjetave janë prezente në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme.

Kompjuterët dhe paisjet telekomunikuese lidhen ndërmjet veti për të mundësuar shkëmbimin e të dhënave. Ndërlidhjet realizohen duke përdorë paisjet siç janë routerët dhe switch-at, dhe mediumet e ndryshme ndërlidhëse siç janë kablli i bakrit, fibri optic apo lidhjet pa tela.

Routerët dhe switch-at janë pjesë esenciale e rrjetave komunikuese. Ato janë prezente pothuajse në çdo segment të rrjetave, duke nisur nga pjesa fundore për të siguruar qasje të shfrytëzuesve, në qendër të rrjetave ku bëjnë drejtimin e trafikut nëpër rrjet dhe sigurojnë shërbime të diferencuara për klasët përkatëse të trafikut.

Business Information Technology (BIT) ofron dizajn, implementim, konsalting dhe mirëmbajtje të rrjetave të kompjuterëve dhe atyre telekomunikuese. Duke pasur gjithmonë parasysh nevojat dhe kërkesat e blerësit, inxhenierët tanë ofrojnë zgjidhje të rrjetave të përshtatura për çdo blerës, qofshin ato rrjete me paisje të një apo më shumë prodhuesve.